Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 1-0 si mysafir ndaj Crystal Palace në kuadër javës së 26-të të Ligës së Premier.
Pjesa e parë nuk solli pothuajse asgjë, ku rasti i parë i vërtetë u shënua në minutën e dytë të kohës shtesë, kur Wilfred Zaha nuk arriti të shënojë.
Going in level! ⚖️#CryChe pic.twitter.com/h9GIOWxF2e
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 19, 2022
Chelsea që u kthye si kampion i botës për klube në Angli, filloi të luajë vetëm pas minutësh së 75-të.
Hakim Ziyech gjeti golin në minutën e 75-të, por që u anulua nga VAR.
Marokeni në minutën e 89-të sërish shënoi, kësaj herë një gol që u pranua dhe ia solli tri pikë Chelseat.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1495078741407838208
Londinezët janë në vendin e tretë më 50 pikë. /Telegrafi/