Chelsea e ka mposhtur Crystal Palacen në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier, me rezultat 3-2.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, The Blues kaluan në epërsi me anë të Olivier Giroud që pranoi një asistim të bukur nga Willian.
Chelsea vazhdoi me presion të lartë ndaj vendasve dhe arriti të dyfishonte epërsinë me anë të Christian Pulisic (27’), derisa anësori brazilian sërish asistoi.
Por, ‘Shqiponjat’ u këndellen pas golit të dytë të pranuar dhe arritën të ngushtonin epërsinë e mysafirëve në 2-1 me anë të Wilfried Zahas (34’).
Në pjesën e dytë, ishte përsëri skuadra e Frank Lampard që e kishte iniciativën dhe e thelloi epërsinë në 3-1 me golin e të sapo inkuadruarit në lojë Tammy Abraham (71’), me një shërbim të Ruben Loftus-Cheek.
Por, nuk kaloi asnjë minutë dhe Chrstian Benteke e ngushtoi epërsinë e Chelseay në 3-2 me golin e realizuar në minutën e 72-të.
Mysafirët kishin edhe disa shanse të mira në fund, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Me këtë fitore në javën e 34-të, Chelsea është ngritur në pozitën e tretë me 60 pikë, ndërsa në xhiron e 35-të takohen me Sheffield United. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xwbxz1YLYF8&ab_channel=LIUBCHENKO%2a
https://www.youtube.com/watch?v=AndlHwYzDcE&ab_channel=SPORTSNEWS
https://www.youtube.com/watch?v=Cn2CT_Pgi9E&ab_channel=ClivensSport
https://www.youtube.com/watch?v=xAcCvsqkvKw&ab_channel=LIUBCHENKO%2a