Chelsea ka fituar me rikthim 2-1 në udhëtimin e tyre te Cardiff City në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, por asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej golin.
Në pjesën e dytë shin vendasit të cilët gjetën golin pa u mbushur mirë një minutë dhe ishte Victor Camarasa, i cili shënoi për 1-0.
Pas këtij goli, klubi londinez u hodh i gjithë në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe atë e gjeti pas shumë rasteve të krijuara.
Ishte Cesar Azpilicueta, i cili shënoi në minutën e 84-të për 1-1, ndërsa Ruben Loftues Cheek shënoi në shtesë duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1-2.
Me këtë fitore, Blutë e shohin veten në pozitën e gjashtë me 60 pikë, ndërsa Cardiffi renditet i 18-ti me 28 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Chelsea e pret Brigtonin, ndërsa Cardiff City udhëton te Manchester City. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nK34LeS3Gj8
https://www.youtube.com/watch?v=h_Xukol1KDs
https://twitter.com/CFCKhalz/status/1112368006498304002