Site icon Telegrafi

Chelsea fiton ngushtë ndaj Newcastle, gati për derbin ndaj Arsenalit

Chelsea (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me Chelsean për një nuancë më të mirë, por të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm nëntë minutave lojë dhe ishte Pedro Rodriguez, i cili shënoi me parabolë për 1-0 pas asistimit të David Luiz.

Pedro hapi serinë e golave (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli pati raste nga të dyja skuadrat, por ishte Newcastle që gjeti golin me anë të Ciaran Clark (40′) që shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Matt Ritchie.

Festa e Clark (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë ishte skuadra e Maurizio Sarrit që dominoi dhe menaxhoi lojën duke arritur të shënojnë edhe golin e fitores.

Ishte sulmuesi brazilian, Willian (57′), i cili shënoi një gol të bukur për 2-1 duke ia dhënë epërsinë Chelseat.

Momenti i golit të bukur nga Willian (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati raste nga të dyja skuadrat, por shifrat nuk ndryshuan dhe Blutë e Londrës arritën të marrin një fitore të madhe 2-1.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka 47 pikë në vendin e katërt, ndërsa Newcastle renditet në pozitën e 18-të me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë udhëtojnë te Arsenali për derbi lokla, kurse Laraskat e presin në shtëpi Cardiff Cityn. /Telegrafi/

https://twitter.com/viaVideoGoals_H/status/1084144017317736448

https://twitter.com/fcchelseaturkey/status/1084151494339973121

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version