Chelsea ka triumfuar në fund rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligën Premier.
Ekipi i Thomas Tuchelit ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat pas humbjes nga Manchester City, pasi ka triumfuar në shtëpi ndaj Southamptonit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola, por vetëm njëri ishte i rregullt dhe u pranua.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë me anë të Trevoh Chalobah, i cili shënoi me kokë nga afërsia për 1-0.
Ahead at the interval! 👊 #CHESOU | 🔵 1-0 🔴 pic.twitter.com/Awsy1V5RG3
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 2, 2021
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me Chelsean diçka më shumë nga rastet, por me mysafirët që gjeten golin të parët dhe Blutë që u rikthyen vetëm në fund duke shënuar dy herë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të dhe ishte James Ward-Prowse, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-1, por në minutën e 77-të u ndëshkua me të kuq duke lënë ekipin e tij pa një lojtar.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit arritën të shënojnë duke shfrytëzuar epërsinë numerike.
Timo Werner (84′) shënoi fillimisht për 2-1, ndërsa Ben Chilwell (89′) shënoi për 3-1 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-1.
Back to winning ways! 👌#CHESOU pic.twitter.com/OS51v9mMHg
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 2, 2021
Pas këtij barazimi, Chelsea e sheh veten në pozitën e parë me 14 pikë, ndërsa Southampton renditet në vendin e 17-të me katër pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në udhëtim te Brentford, ndërsa Southamptoni e pret Leeds Unitedin. /Telegrafi/
Trevoh Chalobah’s goal! (1-0)
His second of the PL season! Ruben assist. #CHESOU pic.twitter.com/jVsBHU3nky
— LDN (@LDNFootbalI) October 2, 2021
Gol de James Ward-Prowse
Chelsea 1 x 1 Southamptonpic.twitter.com/9ej3LNSFLA
— Camisa 12 (@cam12a_) October 2, 2021
Timo Werner’s goal! (2-1)
BIG GOAL. 🔥 #CHESOU pic.twitter.com/2OhS8ZhfP1
— LDN (@LDNFootbalI) October 2, 2021
Ben Chilwell’s goal! (3-1)
He redeems himself, with a fully deserved goal. #CHESOU pic.twitter.com/U7xw78dS8A
— LDN (@LDNFootbalI) October 2, 2021