Chelsea ka shënuar fitore si mysafir ndaj Watford me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 14-të të Ligës Premier.
Disa minuta pasi nisi ndeshje u ndërpre pasi një tifoz në shkallët e Stadiumit kishte nevojë për ndihmë.
Pas më shumë se gjysmë ore skuadrat u kthyen në fushë për ta vazhduar ndeshjen.
Në minutën e 30-të të takimit ishte Mason Mount që përfitoi nga një pasim i Kai Havrt për të shënuar për 1-0.
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1466143638753271811
Pa u mbyll pjesa e parë Emmanuel Dennis shënoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.
GOAL! Emmanuel Dennis
Watford [1] – 1 ChelseaDennis equalizes for Watford#WATCHE | #WatfordFC | #PremierLeague
https://t.co/OgwByKFeqH— Ronard (@ronard_addo) December 1, 2021
Chelsea në pjesën e dytë bëri disa ndryshime, duke tentuar fitoren.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 73-të, kur Hakim Ziyech që shënoi për 2-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1466160278064840706
Deri në fund gola nuk kishte dhe Chelsea mori fitoren e dhjetë sezonale dhe me 33 pikë mbetet lider në Ligën Premier. /Telegrafi/