Site icon Telegrafi

Chelsea fiton minimalisht ndaj Bournemouthit

Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim tek Bournemouthi në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Mysafirët e nisën më mirë këtë ndeshje duke rrezikuar në dy raste me Marcus Tavernier dhe Justin Kluivert, por që rezultati mbeti i pandryshuar.

Chelsea rastin e parë serioz për gol e pati në minutën e 34-të, por Nicolas Jackson humbi një rast të mirë shënimi.

Në minutën e 38-të vendasit patën mundësi të kalojnë në epërsi por Evanilson dështoi që të shënojë nga pika e bardhë.

Ashtu si në pjesën e parë, Bournemouth e dominoi edhe pjesën e dytë sa i përket rasteve të shënimit por ishin të pafat në finalizimin e tyre.

Mysafirët në anën tjetër arritën që krejt në fundin e ndeshjes të kalojnë në avantazh përmes Christopher Nkunkut i cili shënoi për 1-0 në minutën e 86-të.

‘Blutë e Londrës’ tashmë numërojnë shtatë pikë dhe gjenden në pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit në Ligën Premier./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version