Telegrafi

Chelsea fiton me vështirësi, Pedro shkëlqen (Video)

 Chelsea pas dy dështimeve në dy ndeshjet e para, u kthye fuqishëm, dhe nga minuta e parë luajti edhe transferi i ri, Pedro.

Ndryshimet në lojë u vërejtën shumë shpejt, pasi Chelsea luante më hapur dhe pa probleme në pasime.

Në minutën e 14-të Matic shkaktoi një penalti, të cilën De Gea arriti ta mbrojë pas goditjes së drejtë nga Morrison.

Vetëm pak minuta më vonë pas një kombinimi të bukur nga Pedro dhe Hazard, ishte vet Pedro që në stilin e tij të zakonshëm realizoi edhe golin hapës për 1-0 e për të startuar kështu furishëm te Blutë.

Loja e mirë e Chelseat vazhdoi kur vetëm 10 minuta pas golit të parë (30′), ishte sërish Pedro ai që me një pasim e gjeti Costan, që realizoi për 2-0 nga një pozicion i dyshimtë.

Vetëm pesë minuta më vonë (35′) një aksion fenomenal i WBA-së ku konkretizua nga James Morrison i cili shënoi për 2-1 duke kthyer ekipin e tij në lojë.

Në fund të pjesës së parë ishte Azpilicueta (42′) ai që realizoi për 3-1 dhe epërsinë solide të Chelseat.

Në fillim të pjesës së dytë ishte John Terry (54′) ai që u ndëshkua me të kuq, duke lënë në pozitë të keqe ekipin e tij.

Dhe WBA pati rastin për të barazuar, kur e ngushtoi epërsinë me anë të Morrison, i cili realizoi bukur me kokë, transmeton Telegrafi – gysëm ore pa përfunduar takimi.

Në vazhdim të dyja skuadrat zhvilluan lojë të nivelizuar, por vendasit nuk arritën që të nxjerrin një pikë. /Telegrafi/

0-1: Pedro shënon në debutimin e tij me Chelsean në Ligën Premier.Ndalohet për tifozët e United…

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 23 August 2015

0-2: Diego Costa shënon golin e dytë për Chelseat kundër WBA.Vazhdon tallja me tifozët e Manchester Untied… tani asist nga Pedro në debutim !

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 23 August 2015

1-2: James Morrison shënon kundër Chelseat. Salomon Rondon e fillon aventurën e tij në Ligën Premier me një asistim mjaftë të bukur.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 23 August 2015

1-3: César Azpilicueta shënon golin e tij të parë në Ligën Premier për Chelseat, pas 23 goditjeve drejt portës në 88 ndeshje.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 23 August 2015

2-3: Gol mjaft i bukur me kokë nga Morrison kundër Chelseat. Ekipi londinez është me dhjetë lojtarë në fushë, do arrijë WBA të barazon rezultatin?

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 23 August 2015