Telegrafi

Chelsea fiton me lehtësi si mysafir i Krasnodar

Chelsea ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir i Krasnodar me rezultat 4-0, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard, e nisi vrullshëm takimin duke e kërkuar golin që në start.

Fillimisht provuan Hakim Ziyech dhe Timo Werner, por pa sukses.

Në minutën e 14-të Chelsea fitoi penallti. Nga pika e bardhë gjuajti Jorginho, por goditja e tij qëlloi shtyllën.

Por londinezët nuk u ndalën dhe gjetën epërsinë në minutën e 37-të takimit. Callum Hudson-Odoi ishte i saktë për 1-0.

Në pjesën e dytë Chelsea shënoi edhe tri herë tjera.

Në minutën e 76-të u akordua përsëri penallti për Chelsea, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Werner.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i qetësisë. Hakim Ziyech shënoi për 3-0.

Krejt në fund kishte festë edhe për Cristian Pulisic që mbylli ndeshjen me golin e tij për 4-0.

Chelsea tani ka katër pikë nga dy ndeshje. /Telegrafi/