Chelsea ka shënuar fitore ndaj Lille si mysafir me rezultat 2-1, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Ndeshja në fillim nuk solli raste, duke munguar edhe golat.
Në minutën e 38-të ishte veterani turk i Lille, Burak Yilmaz që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/kartalizm_2/status/1504195769837969413
Pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Christian Pulisic që shënoi për 1-1 pas asistimi të Jorghinhos.
https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1504198272143040520
Lille kishte dy raste në pjesën e dytë, por Burak Yilmaz dhe Xeka nuk ishin të saktë.
Chelsea në rastin e parë arriti të shënojë gol, ku Cesar Azpilicueta ishte i saktë pas asistimit të Mason Mount për 2-1.
https://twitter.com/AM7NEWS/status/1504212526048894983
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll me fitoren e dytë të Chelseat, dukë bërë që anglezët të kalojnë në çerekfinale. /Telegrafi/