Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Malmos në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës.
Th Blues të gjitha golat i shënuan në pjesën e dytë edhe pse kishte raste edhe në të parën.
Ndeshjen e hapi goli i Olivier Giroud në minutën e 55-të.
Në minutën e 74-të rezultatin në 2-0 e dërgoi Barkley.
Krejt në fund shënoi edhe Callum Hudson-Odoi për 3-0.
Chelsea kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Shorti për fazën e ardhshmë hidhet nesër (e premte). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=engVLe08vXs