Chelsea ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Tottenham Hotspur në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jose Mourinhos është mposhtur në kampionat pas dy fitoreve radhazi, ndërsa skuadra e Frank Lampard i është kthyer fitores pas dy humbjeve.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me shumë tensione, pasi u ndanë katër të verdhë, por edhe me lojë më të mirë të mysafirëve që shënuan dy gola.
Goli i parë i takimit erdhi pas vetëm 12-të minutave lojë me anë të Willian, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Mateo Kovacic, ndërsa braziliani ishte i saktë edhe nga penalltia duke shënuar për 2-0 në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë dhe me disa raste nga të dyja skuadrat, ndërsa loja e ashpër nuk mungoi me tre kartonë të verdhë dhe një të kuq.
Spurs e patën të vështirë të shënojnë sidomos pas daljes së Heung-min Son (62’) me të kuq dhe përkundër shumë rasteve nga dy skuadrat, ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.
Me këtë fitore, Chelsea mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, ndërsa Spurs në vendin e shtatë me 26 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi Southamptonin, ndërsa Tottenhami e pret Brightonin. /Telegrafi/
https://twitter.com/EnsleyDavidd/status/1208794064042094592
https://twitter.com/D9INE_PREMIER/status/1208799287410249730
https://twitter.com/D9INE_PREMIER/status/1208808341260029952