Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në derbin e vlefshëm për javën e 16-të të Ligës Premier.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka arritur t’ia shkaktojë humbjen e parë sezonale ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë golin.
Kështu nuk ndodhi edhe me vendasit, të cilët në rastin e parë të mirë arritën të shënojnë me anë të N’Golo Kantes (45′), i cili e dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 1-0.
Në pjesën e dytë, përsëri ishin mysafirët që filluan me krijimin e rasteve për gol dhe menaxhimin e lojës, por pa pasur sukses.
Në anën tjetër Blutë e Londrës u treguan përsëri konkret duke gjetur golin në minutën e 78-të të ndeshjes në rivënien e parë këndore.
Ishte mbrojtësi David Luiz, i cili shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të Eden Hazard dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e tretë me 34 pikë, ndërsa City bie në vendin e dytë me 41 pikë apo një më pak se lideri Liverpooli.
Në ndeshjen e radhës, Blutë udhëtojnë te Brightoni, ndërsa Qytetarët e presin në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/
https://twitter.com/saul8niguez_/status/1071471083407245317
https://twitter.com/dascaralho/status/1071484218088280064