Chelsea ka arritur që të fitojë në miqësoren kundër Udineses me rezultat 3-1.
Armando Broja edhe pse ishte me ekipin në ditët e fundit, sulmuesi shqiptar nuk ishte as në stol për këtë takim.
Trajneri Thoms Tuchel ka vendosur që lojtari të mos aktivizohet duke parë se vjen nga një dëmtim.
Në fillim ishte N’golo Kante që lëshoi një predhë në minutën e 20-të për 1-0. Më pas ishte momenti që Reahem Sterling të gjente golin e parë me Chelsea.
N’Golo Kanté’s goal for Chelsea… 🔥 pic.twitter.com/Z13dOXT6Ov
— Ahmed Abdullahi (@lahmabdullahi) July 29, 2022
Një gol “alla Sterling” që shquhet për driblimet dhe lojën e tij të bukur, arrin të gjejë rrjetën për 2-0.
https://twitter.com/kloppsicles/status/1553130920831590401
Megjithëse ishte para portierit, Sterling nuk arriti të shënonte menjëherë, por falë përplasjes së topit në trup në mënyrë aksidentale erdhi goli.
Sa i përket realizimit të tretë mendoi Mason Mount, ndërsa paraprakisht kishte shënuar për italianët Gerard Dolefeu. /Telegrafi/
Ending pre-season with a win! 👊@WhaleFinApp pic.twitter.com/8UzVnwcTyn
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 29, 2022