Telegrafi

Chelsea fillon bisedimet me Pazzinin

Il Corriere Dello Sport njofton se Blutë kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit, Tulio Tinti, për mundësinë e transferimit të Pazzinit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas të njëjtit burim, Tinti do të shkojë në Londër për t’u takuar me drejtuesit e Chelseat dhe të fillojë edhe zyrtarisht bisedimet.

Ekipi i Carlo Ancelottit ka nevojë për një sulmues, pasi që Didier Drogba do të luajë për Bregun e Fildishtë në Kupën Afrikane të Kombeve. /Telegrafi/