Chelsea ka filluar bisedimet për kontratën e adoleshentit, Mason Mount.
Mesfushori, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim tek klubi Derby County , është entuziastë të lëviz tek The Blues pas emërimit të Frank Lampardit, si menaxher i klubit.
Duke pasur parasysh se anglezi dëshiron të formoj një ekip të ri me lojtarë me perspektiv, Mount mund të ketë një rol kyç në këtë formacion.
Sipas gazetës londineze, “Standard Evening” thuhet se do të zhvillohen bisedime rreth kontratës së lojtarit dhe zyrtarëve të klubit.
Kontrata mund t’ia vulos të ardhmen afatgjate të 20-vjeçarit, ashtu si në rastin e Ruben Loftus Cheek. Ky i fundit ka nënshkruar një kontratë të re prej 130 mijë eurove në javë, ndërsa Callum Hudson-Odoi është një tjetër i ri që mund të angazhohet me kontratë të re. /Telegrafi/