Telegrafi

Chelsea favorit ndaj Malmos – formacionet bazë

Chelsea është nikoqir i Malmos në Stamford Bridge për ndeshjen e raundit të dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Blutë e nisën me fitore edicionin e ri të garës, ku janë kampionë në fuqi, mirëpo u mposhtën nga Juventusi në xhiron e dytë dhe qëndrojnë në kuotën e tri pikëve.

Ndërkohë, Malmo i ka humbur të dyja ndeshjet e para dhe qëndron në fund të Grupit H me zero pikë.

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Jon Dahl Tomasson kanë bërë zgjedhjen e njëmbëdhjetëshave që do ta fillojnë takimin.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Mount, Jorginho, Chilwell; Lukaku, Werner.

Formacioni startues i Malmos: Dahlin; Olsson, Brorsson, Nielsen; Larsson, Pena, Innocent, Christiansen, Berget; Birmancevic, Colak.

/Telegrafi/