Dinamo Zagrebi është nikoqir i Chelseat në Stadion Maksimir për ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Dy skuadrat janë pjesë e Grupit E, ku konkurrojnë edhe Salzburgu dhe Milani.
Trajnerët Ante Cacic dhe Thomas Tuchel i kanë zgjedhur skuadrat, me të cilat do ta nisin takimin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Dinamo Zagrebit: Livakovic; Ristovski, Sutalo, Peric, Ljubicic; Ademi, Misic; Moharrami, Ivanusec, Orsic; Petkovic
Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Koulibaly, Fofana; James, Mount, Kovacic, Chilwell; Aubameyang, Sterling, Havertz
/Telegrafi/