Chelsea ka fituar me shumë mund ndaj Norwich Cityt në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.
The Blues disi dukeshin të bllokuar nga një skuadër që tashmë ka rënën në Championship dhe me shuam vështirësi arritën të shënonin golin e vetëm në këtë takim.
Ishte minuta e 45+3 kur Olivier Giroud e kaloi Chelsean në epërsi me një asistim të Christian Pulisic.
Në pjesën e dytë, skuadra londineze ishte disi më e organizuar dhe tentuan të shënonin së paku edhe një gol.
Por, dukej se lojtarët e të dyja palëve ishin disi të lodhur dhe më shumë qarkullonin topin nëpër fushë, se sa të krijonin raste për gol.
Chelsea arriti në fund që t’i merrte tri pikë, duke vazhduar kështu mbajtjen e pozitës së tretë me 63 pikë.
Në javën e 37-të skuadra nga qyteti i Londrës takohet me kampionin në fuqi Liverpoolin në Anfield Road, e që do u duhen tri pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MAwS6bHC3-M