Telegrafi

Chelsea falënderon Costan, nuk mungon përgjigja e shpejt e lojtarit

Dirgo Costa ka mbyllur transferimin e tij te Atletico Madridi vetëm mbrëmjen e së martës me klubin spanjoll që konfirmoi zyrtarizimin.

Marrëveshja ishte arritur javën e kaluar ku dy klubet kishin arritur marrëveshjen për transferimin e 28-vjeçarit, i cili është vetëm këtë javë i kreu vizitat mjekësore.

Në komunikatën për shtyp, Chelsea e ka falënderuar lojtarin për atë që ka dhënë në fushë, duke i uruar më të mirë në vazhdim të karrierës.

Costa një lojtar i dashur për tifozët Chelseat

“Disa cikle fillojnë, ndërsa disa të tjerë përfundojnë. Cikli im te Chelsea nisi tre vite më parë. Ishin tre vite që nuk do t’i harroj kurrë”.

“Dy tituj në Ligën Premier, një Community Shield, 120 ndeshje, 59 gola e 24 asistime”.

“Pas gjithë këtyre cikli u mbyll, por jo në mënyrën më të mirë të mundshme. Tifozët e mrekullueshëm të Chelseat, shokët e skuadrës dhe personeli përreth klubit do të jenë gjithnjë në zemrën dhe mendjen time”.

“Do të jem përkrah tyre në çdo moment. Falënderoj Chelsean për gjithçka”, ka shkruan Diego Costa në profilet e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/