Telegrafi

Chelsea falë penalltive siguron finalen në EFL Cup

LONDON, ENGLAND - JANUARY 24: Ngolo Kante of Chelsea celebrates with teammates after scoring his sides first goal during the Carabao Cup Semi-Final Second Leg match between Chelsea and Tottenham Hotspur at Stamford Bridge on January 24, 2019 in London, England. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Chelsea ka arritur të triumfojë në gjysmëfinalen e EFL Cup ndaj Tottenham Hotspur 4-2 pas penalltive pas 90 minutat e rregullt përfunduan 2-1.

Vendasit e nisën ndeshjen duke sulmuar vazhdimisht pasi në takimin e parë kishin pësuar humbje minimale 1-0.

E golin e parë Chelsea a arriti në minutën e 27-të të kësaj sfide.

Mbrojtësi e Tottenham nuk arritën ta largonin mirë një top i cili shkoi në këmbët e N’Golo Kante i cili me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0.

Në minutën e 38-të, vendasit e gjetën edhe golin e dytë në këtë takim.

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Cesar Azpilicueta asistoi bukur tek Eden Hazard i cili dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Me epërsinë prej dy golave të vendasve skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët të cilët filluan të sulmonin pasi me rezultatin 2-0 ishin të eliminuar.

Në minutën e 50-të, Danny Rose harkoi bukur në zonë ndërsa Fernando Llorente shënoi për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Chelsea kërkoi golin e tretë, por një gjëje të tillë nuk ia arriti edhe pse kishte raste me Willian, Giroud e Hazard.

(Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Kësisoj rezultati 2-1 nuk i dha mundësinë Chelseat të kualifikohet direkt dhe ndeshja shkoi në penallti pasi në ndeshjen e parë Tottenham kishte fituar 1-0.

Në penallti Chelsea arriti fitore pasi futbollistët e saj ishin më të saktë duke triumfuar 4-2.

Willian, Azpilicueta, Jorginho dhe David Luiz shënuan për Chelsean, ndërsa për Spurs realizuan Eriksen e Lamela përderisa nuk ishin të sakt Dier e Lucas Moura.

Në finalen e madhe që do të zhvillohet në Wembley, Chelsea do të takohet me Manchester Cityn e Arijanet Muriq. /Telegrafi/

Penalltitë nga Chelsea:

Willian – Shënon
Azpilicueta – Shënon
Jorginho – Shënon
David Luiz – Shënon

Penalltitë nga Tottenham:

Eriksen – Shënon
Lamela – Shënon
Dier – Humb
Lucas Moura – Humb