Telegrafi

Chelsea është në luftë për titull, thotë David Luiz

David Luiz këmbëngul se Chelsea mbetet në garën për titull në Ligën Premier.

Pas fitores së Liverpoolit në udhëtim te Wolves, Blutë e Londrës janë hiç më pak se 11 pikë larg nga kreu tabelar.

Por, David Luiz beson se ekipi është në garë të mirë për titull.

“Të gjithë e dinë se Liga Premier është aq e vështirë, ne duhet të mendojmë hap pas hapi”.

“Natyrisht se bosi tenton që të na bëjë llogaritë dhe të na drejtojë, e ne po tentojmë t’i marrim pikët e nevojshme për luftën për titull, jo vetëm top katërshen”.

“Është realiste që të prisni që ta fitojmë titullin, por duhet të mbajmë këmbët në tokë”.

“Natyrisht se ne kemi humbur disa pikë pa nevojë, por të gjithë e dinë se në këtë kampionat të gjithë mund të fitojnë ndaj të gjithëve”.

“Nuk është sezoni im i parë në Ligën Premier, kështu që pres të ndodhë gjithçka”, deklaroi Luiz

/Telegrafi/