Telegrafi

Chelsea eliminohet nga kupa

 Ndeshja ishte e përshkuar me dominim të Bluve, të cilët ishin edhe në kërkim të golave.

Sidoqoftë, gjithë ajo që Blutë arritën konkretisht në këtë takim ishte kartoni i kuq i Eden Hazard (80’).

Ndeshja e parë e zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me fitore të Swanseas me rezultat 2-0 dhe kështu Chelsea edhe me këtë rezultat në përgjithësi eliminohet nga Capital One Cup.

Tani londinezëve gjithë ajo që u ka mbetur të luftojnë këtë sezon është FA Cup dhe Europa League, pasi në Ligën Premier Chelsea nuk duket se ka gjasa për të luftuar me Cityn dhe Unitedin për titull. /Telegrafi/