Chelsea e ka prezantuar blerjen e parë të madhe të verës, sulmuesin amerikan Christian Pulisic.
Lojtari vjen nga Borussia Dortmund, ku shkëlqeu gjatë këtij sezoni me katër gola në 20 ndeshje të Bundesligës gjatë këtij sezoni.
Stay tuned… 😉 pic.twitter.com/SNkhKcppWb
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 21, 2019
Ai ka pozuar në ‘Stamford Bridge’ me fanellën e re, të cilën do ta mbajë të veshur gjatë sezoneve të ardhshme.
Për talentin 20-vjeçar, drejtuesit e bluve të Londrës shpenzuan plot 66 milionë euro.
Marrëveshja mes klubeve ishte arritur në janar, por vetëm pas përfundimin e sezonit në Gjermani, Chelsea kishte të drejtë ta prezantonte futbollistin. /Telegrafi/