Telegrafi

Chelsea e njofton Moratan se nuk është në shitje

Alvaro Morata (Getty Images)

Menaxhmenti drejtues i klubit anglez, Chelseat, i ka thënë Alvaro Moratës se ai nuk është në shitje dhe nuk mund ta largohet nga klubi.

Morata pati një fillim të mirë të sezonit me Chelsean, por pastaj pati rënie në formën e tij dhe filloi të sulmohet shumë nga mediat angleze.

Kjo ka bërë që spanjolli të ndihet i palumtur dhe të mendoj largimin nga Stamford Bridge pas vetëm një sezoni.

Skuadra të shumta evropiane u lidhen më një transferim të yllit spanjoll, ku ndër to edhe Bayern Munichu, PSG dhe Juventusi.

Morata po vuan ta gjej formën më të mirë te Chelsea (Getty Images)

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Morata ndihej i inkurajuar për interesimin e ish-klubit të tij, Juventusit, dhe mendonte për kthim në Torino këtë verë.

Megjithatë, drejtorët e Chelseat kanë ndërhyrë, duke informuar përfaqësuesit e Moratës se asnjë ofertë nuk do të konsiderohet për të.

Sulmuesi arriti verën e kaluar nga Real Madridi për 80 milion euro dhe ka luftuar për qëndrueshmëri gjatë sezonit të tij të parë në Angli.

Megjithatë, drejtuesit e Chelseat kanë siguruar përfaqësuesit e Moratës se stafi beson në të dhe kanë këmbëngulur se nuk do të lejohet të largohet. /Telegrafi/