Chelsea ka shënuar fitore të lehtë ndaj Huddersfieldit si mysafir me rezultat 3-1.
Skuadra e Antonio Contes e filloi ndeshjen në sulm duke shënuar që në minutën e 23-të.
Ishte Tiemoue Bakayoko që gjeti rrugën e golit.
Në fund të pjesës së parë ishte Willian ai që shënoi për 2-0 duke hequr dilemat e fituesit.
Në pjesë e dytë Chelsea e menaxhoi mirë ndeshjen.
Ishte Pedor që shënoi për 3-0 në minutën e 50-të.
Depoitre shënoi për vendasit në fund për ta shënuar rezultatin përfundimtar 3-1.
Deri në fund më nuk kishte gola dhe Chelsea gjen fitoren e 11-të në kampionati duke shkuar në kuotën e 35 pikëve.
Chelsea ka barazuar pikët me Manchester Unitedi, por që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UP2M5lxuEbY
https://www.youtube.com/watch?v=Lmp9BpHgZCc