Site icon Telegrafi

Chelsea e mbyll me barazim ndaj Krasnodarit fazën e grupeve

Chelsea ka luajtur baras në shtëpi ndaj Krasnodarit me rezultat 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. 

Londinezët e kishin siguruar vendin e parë në grup më herët dhe në këtë ndeshje Frank Lampard ua kishte dhënë rastin disa lojtarëve që luajnë më pak në këtë  garë.

Rusët ishin ata që kaluan të parët në epërsi, pasi Remy Cabella gjeti rrjetën në minutën e 24-të për 1-0.

 

Por Chelsea shpejt barazoi shifrat pasi fitoi penallti në minutën e 27-të.

Nga pika e bardhë Jorginho arriti ta mposht portierin Evgeni Gorodov për 1-1.

 

Edhe pse të dy skuadrat tentuan, ndeshja më nuk solli gola.

Chelsea me këtë fitore shkoi në koutën e 14-të pikëve, një më shumë se Sevilla që mbeti e dyta me 13 pikë.

Kransrodar në anën tjetër me 5 pikë do ta vazhdojë garën në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version