Skuadra e Ligës Premier, Chelsea ka rënë dakord të lejojë trajnerin e vlerësuar, Anthony Barry të shkojë te Bayern Munichu.
Barry kërkohet në Gjermani nga ish-trajneri i Bluve, Thomas Tuchel, i cili mori drejtimin e klubit bavarez së fundmi.
Megjithatë, Chelsea hezitoi të ndahej me Barryn, i cili ishte lënë në pritje shkaku i bisedimeve midis dy klubeve.
Bayern ka rënë dakord t’i paguajë Chelseat një tarifë kompensimi prej një milion euro për Barryn, sipas The Times.
Trajneri i ri anglez është vlerësuar shumë për aftësitë e tij drejtuese, pasi ka kaluar kohë në Wigan Athletic, Chelsea, kombëtaren e Republikës së Irlandës dhe kombëtaren belge.
Barry tani do të punojë në Bayern nën drejtimin e Tuchel, ndërsa Chelsea do të punojë se cili do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm i përhershëm – e me gjasë do të jetë Julian Nagelsmann. /Telegrafi/