Robert Lewandowski ka mundur të ishte një lojtar i Chelseat, por londinezët nuk kanë dashur transferimin e tij.
Sulmuesi polak është përfolur për një largim të mundshëm nga Bayern Munichu këtë verë dhe kjo ka qenë plotësisht e vërtetë.
Ka qenë gazetari i Sport Bild, Christian Falk që ka bërë të ditur se Lewandowski i është ofruar Chelseat.
Ishte agjenti i lojtarit, Pini Zahavi që ka biseduar me drejtuesit e klubit londinez dhe i ofroi të nënshkruanin me Lewandowskin për 80 milionë euro.
Kampioni në fuqi i Evropës e ka refuzuar këtë ofertë, pasi nuk donin të shpenzonin 80 milionë euro për një sulmues 32 vjeçar dhe u fokusuan te transferimi i Lukakut.
Megjithatë pasi u refuzua Chelsea, Lewandowski ka vendosur të qëndrojë te Bayern Munich së paku edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/