Telegrafi

Chelsea e kërkon Ashley Young

Që kur Carlo Ancelotti ka arritur në Stamford Bridge, gjithnjë e më shumë emra lidhen me një kalim te klubi londinez, dhe një prej tyre është edhe Ashley Young.

Young kaloi edhe një sezon fantastik dhe u shpall si lojtari i dytë më i mirë në Premier League, si dhe lojtari më i mirë i ri. Chelsea një kohë të gjatë interesohet për anglezin, të cilin e sheh si një lojtar i cili do ta ‘rinojë’ ekipin.

Edhe Guus Hiddink ishte i impresionuar nga Young, dhe holandezi i ka propozuar Chelseat të blejë më shumë lojtarë anglez.

Megjithatë Aston Villa nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij, pasi tashmë e humbën një mesfushor të rëndësishëm, Gareth Berry, i cili u transferua te Manchester City.