Telegrafi

Chelsea e gatshme të shesë Pulisicin te Barcelona, Coutinhos i lejohet largimi nga Camp Nou

Barcelona është shumë afër që të transferojë Christian Pulisicin nga Chelsea dhe atë madje në afatin e janarit.

The Blues raportohet nga SunSport se i kanë dhënë dritën e gjelbër skuadrës katalunase që t’i fillojë bisedimet me amerikanin.

Blaugranasit tashmë kanë pranuar një listë me transferimet që trajneri i ri, Xavi Hernandez i do dhe Pulisic është në mesin e tyre.

Chelsea nuk dëshiron më ta mbajë anësorin amerikan, pasi  lëndimet nuk po e lënë që të përmbush potencialin në Stamford Bridge.

Kështu, Pulisic mund të kalojë në radhët e Barcelonës, derisa afrimi i tij do të thoshte se Philippe Coutinho duhet të largohet.

Braziliani ka dështuar të tregojë vetën në Camp Nou dhe rikthimi i tij në Ligën Premier është mëse i mundur. /Telegrafi/