Chelsea ka arritur të shënojë fitore në me rezultat 2-0 ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës.
Ndeshja ishte e fortë dhe e rëndësishme sidomos për Chelsean e Maurizio Sarrit që vinte pas shumë problemeve me humbjen e finales së Kupës EFL ndaj Manchester Cityt dhe atë me portierin Kepa.
Pikërisht portieri spanjoll ishte lënë në bankën rezervë për t’i bërë vend Willy Caballeros.
Pjesa e parë ishte e barabartë me pak raste dhe pa gola.
Në pjesën e dytë Chelsea arriti të shënojë dy herë, një herë më ndihmën e Tottenham.
Golin e parë e shënoi Pedro në minutën e 55-të.
Kur Tottenham filloi të sulmojë ishte Kieran Trippier që shënoi në portën e tij për 2-0.
Deri në fund kishte shumë fërkime mes lojtarëve, por jo më gola.
Tottenham mbetet i treti me 60 pikë, ndërsa Chelsea ka 53 pikë dhe një ndeshje më pak. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QuqOQqv9kYg
https://www.youtube.com/watch?v=MKWbD8Hytzo