Talenti i ri anglez, Nathaniel Chalobah pritet të vazhdojë kontratën me klubin e Chelseat.
Pas huazimit në Napoli vitin e kaluar, Chalobah është rritur shumë dhe ka bindur trajnerin Antonio Conte ta ndalë në skuadër.
Por kontrata e tij me klubin londinez do të përfundoj pas dy viteve dhe Chelsea kërkon ta blindojë atë.
Bisedimet mes palëve kanë filluar për një kontratë të re e cila do të zgjatet deri në vitin 2022.
21-vjeçari është aktivizuar në tri ndeshje në Ligën Premier si dhe ka luajtur edhe në Kupën e Anglisë duke bindur Conten.
Para se të kthehet në Chelsea, mesfushori defensivë ka qenë i huazuar në gjashtë skuadra si Watford, Nottingham Forest, Middlesbrough, Burnley, Reading dhe Napoli. /Telegrafi/