Telegrafi

Chelsea e bleu 3 milionë euro –Është lojtari më i vjetër në klub, por ende nuk e ka asnjë paraqitje dhe është huazuar dhjetë herë në shtatë skuadra (Foto)

Kur vije puna te Chelsea, atëherë të gjithë e kuptojnë tashmë forcën e këtij klubi.  

Një klub që nuk i ka problem milionat dhe investime, ndërsa është klubi që ka harxhuar më shumë para në 25 vite histori të Ligës Premier me afro 2 miliardë euro.

Londinezët kanë një sistem të fortë të akademisë, ndërsa blerjet e lojtarëve të rinj për pak miliona janë kthyer në një biznes fitimprurës për klubin.

Pjesë e të gjitha grupmoshave të Kroacisë

I tillë është edhe rasti i portieri kroat Matej Delac, i cili pas pak ditësh mbush 25 vjeç.

Ai u ble nga Chelsea në vitin 2010, kur i kishte vetëm 17 vjet dhe spikati në kampionatin kroat me skuadrën Inter Zapresic.

Për të u paguan 3 milionë euro. Investim mjaftë i madh, për një portier të talentuar, i cili tashmë është lojtari më i vjetër në klub, pas largimit të kapitenit John Terry.

Por historia e tij është paksa e dhimbshme, pasi ai ende nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare për Blutë e Londrës.

Nga viti 2010 ai është huazuar plot shtatë herë.

Huazim te Sarajevo

Vitesse në Hoandë, Ceske Budejovice në Çeki, Vitoria de Guimaraes në Portugali, Inter Zapresic në Kroaci, Vojvodina në Serbi, Sarajevo në Bosnjë, Arles-Avignon në Francë dhe Mouscron në Belgjikë janë skuadrat ku është huazuar portieri.

Tjetër huazim te Sarejevo

Ai nuk është huazuar asnjëherë në Angli, ku klubi do ta kishte rastin që ta shihte nga afër.

Huazim te Vojvodina

Portieri pritet të huazohet edhe këtë verë dhe as këtë vit nuk do ta ketë rastin që të debutojë me klubin, me të cilin është në kontratë që nga viti 2010. /Telegrafi/