Telegrafi

Chelsea e bën Hazardin futbollistin më të paguar në Angli, belgu afër vazhdimit të kontratës

Foto: Chelsea FC/Twitter

Eden Hazard pritet të vazhdoj kontratë e tij me Chelsean.

Futbollisti belg i cili po kërkohet me ngulm nga Real Madrid, si duket nuk do të largohet nga Londra edhe për disa vite.

Gjiganti anglez i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare me një pagë shumë më të lartë.

Hazard është afër të pranojë vazhdimin e kontratës ku do të fitojë 18 milionë funte pagë vjetore.

Kjo do ta bënte belgun futbollistin me pagën më të lartë në elitën e futbollit anglez.

27-vjeçari është pjesë e klubit londinez që nga viti 2012 kur iu bashkua nga ekipi francez Lille.

Hazard e ka nisur në mënyrë fantastike edicionin e ri në Ligën Premier duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar tre asistime.

Me kontratën e re, Hazard ia mbyllë dyert një kalimi të mundshëm të tij tek Real Madridi. /Telegrafi/