Chelsea e ka gjetur edhe golin e dytë dhe të tretë përballë Milanit në Stamford Bridge në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Blutë janë në kërkim të pikëve në Grupin E, ashtu që e kishin të qartë nga fillimi se duhej të fitonin.
Ata e zhbllokuan rezultatin në pjesën e parë me golin e Wesley Fofana, i cili ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur (24’).
Dhe për ta menaxhuar më mirë rrjedhën e takimit, vendasit e shënuan edhe golin e dytë përmes Pierre-Emerick Aubameyang (56’), i cili u asistua nga Reece James.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i tretë i nikoqirëve. Reece James pranoi një top nga Raheem Sterling dhe e nguliti në rrjetë (62’)
Chelsea është rrugës për t’i marrë pikët e para të plota në kuadër të Grupit E me shpresën për të zënë një vend në dy pozitat e para. /Telegrafi/
Good hit by Aubameyang to double Chelsea's lead.🔥https://t.co/r0wNZM1FNj
— George Addo Jnr (@addojunr) October 5, 2022
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1577756718271963141
Good hit by Aubameyang to double Chelsea's lead.🔥https://t.co/r0wNZM1FNj
— George Addo Jnr (@addojunr) October 5, 2022