Telegrafi

Chelsea dorëzohet për Paton

Ditëve të fundit kishte shumë spekulime për të ardhmen e Patos, pasi që ai nga njëra anë lidhej me një ribashkim me Carlo Ancelottin te Chelsea, kurse nga ana tjetër thuhej se do të mund të përfshihej në një marrëveshje shkëmbimi për Ibrahimovic, i cili si duket do të mbetet vetëm një ëndërr për Rossonerët.

“Synimi im i vetëm është që të jem i gatshëm për rifillimin e stërvitjeve me Milanin më 20 korrik. Unë kam kontratë me Milanin deri në vitin 2014 dhe unë dua ta respektoj atë. Pas dhjetë vitesh, unë do të kthehem në Brazil për ta përfunduar karrierën te Internacionali, klubi që i takon zemrës time”, tha Pato për TV eband. /Telegrafi/