Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Chelseat dhe Manchester United që po luhet në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.
Pas vetëm katër minutash lojë në Stamford Bridge, The Blues krijuan shansin e parë për gol me anë t Callum Hudson Odoit, por goditja e tij përfundoi jashtë porte.
Një mundësi e artë ishte sërish për vendasit, pasi një goditje e fuqishme e Antonio Rudigerit u stopua nga shtylla horizontale, me David de Gean që ishte i mposhtur.
A big early chance! 📸
🔵 0-0 🔴 [12’] #CheMun pic.twitter.com/XcOS23MqZw
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 28, 2021
Hudson-Odoi sërish ishte përballë portë mysafire, ku në minutën e 36-të, gardiani spanjoll përpak sa nuk u befasua, mirëpo stopoi topin.
Unitedi disi ishte tejet i tërhequr në fazën defanzive dhe mezi dilte përpara, duke mos krijuar ndonjë rast serioz për gol.
Në 45 minutat e dytë, duke parë ritmin e lartë të lojës nga blutë, mund të ketë ndonjë gol, por edhe mysafirët që po presin të shënojnë nga kundërsulmet. /Telegrafi/