Telegrafi

Chelsea do të ofrojë 60 milionë funte për Paton

Sipas Corriere dello Sport, takimi është zhvilluar në një prej jahteve të Abramovich dhe rusi ka komunikuar me italianin në gjuhën angleze.

Dyshja kanë biseduar për planet e Ancelottit për nënshkrimin e ri, portierin e Middlesbrough, Ross Turnbull, si dhe për arritjen e fundit nga CSKA Moska, anësorin Yuri Zhirkov.

Abramovich po ashtu ka siguruar Ancelottin se ai do të bëjë gjithçka që mundet për të transferuar Alexandre Paton nga Milani.

Raportohet se miliarderi e ka garantuar Ancelottin se është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për brazilianin.