Telegrafi

Chelsea do të ofrojë 30 milionë për Maicon

Pasi humbi betejën ndaj Liverpoolit për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Portsmouth, Glen Johnson, blutë kanë kthyer vëmendjen kah braziliani.

Maicon ka shkëlqyer me Interin në sezonin e fundit ndërsa tregon paraqitje të mira edhe në Kupën e Konfederatave, duke mbajtur jashtë formacionit fillestar yllin e Barcelonës Dani Alves.

The Sun shkruan se Interi do ta pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh për 27-vjeçarin, ndërsa do të hiqte dorë edhe nga Zlatan Ibrahimovoci, po ashtu 27-vjeçar, për një shumë dyfish më të madhe, 60 milionë.