Telegrafi

Chelsea do të dërgojë ofertë për Sneijder

News of the World shkruan se blutë tashmë kanë hequr dorë nga nënshkrimi me yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, dhe kanë kthyer vëmendjen kah mesfushori holandez.

Pozita e Sneijder në Bernabeu është në dyshim, pas arritjes nga Manchester United të Cristiano Ronaldos.

Dhe, Chelsea do të përpiqet të arrijë marrëveshje me çmim të përgjysmuar për 25-vjeçarin, i cili nënshkroi për 22.5 milionë funte dy vite më herët.