Telegrafi

Chelsea do të bëjë ofertë për Juan

Blutë janë në bisedime me Interin për shitjen e Ricardo Carvalhos, ndërsa Ancelotti e ka caktuar mbrojtësin Juan si zëvendësuesin e tij.

Së shpejti pritet që disa të dërguar të Chelseat të udhëtojnë në kryeqytetin italian për të diskutuar për mbrojtësin brazilian me Giallorossët, të cilët do të detyrohen të shesin disa lojtarë këtë afat kalimtar, pasi që nuk luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.