Telegrafi

Chelsea do ta bëjë goditjen e fundit për Ribery

Bavarezët kërkojnë hiç më pak se 80 milionë euro për superyllin francez, ndërsa e mërkura është dita e fundit për cilëndo skuadër që dëshiron të bëjë ofertë.

The Daily Mail” shkruan se Blutë do ta bëjnë ofertën e tyre të fundit, e cila llogaritet të jetë 46 milionë euro.

Nëse skuadra nga Liga Premier nuk arrin të sigurojë shërbimet e Ribery, atëherë do të kërkojë transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Wesley Sneijder, i cili kushton afër 19 milionë euro.