Chelsea është mysafir i Zenitit për përballjen që zhvillohet në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Gazprom Arena”, me The Blues që tashmë janë të kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.
Për këtë sfidë, skuadra ruse do të jetë pa Stanislva Kritsyuk që është i lënduar, derisa Dmitriy Chistyakov është i suspenduar.
Në anën tjetër, skuadra londineze nuk mund të llogarisë në N’Golo Kanten, Ben Chilwell, Trevoh Chalobah, Jorginho, Mateo Kovacic, që janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë Kai Havertz e Marco Alonso.
Formacionet e mundshme
Zenit: Kerzhakov, Rakitskiy, Barrios, Lovren, Sutormin, Kuzyaev, Ëendel, Santos, Malcom, Claudinho, Dzyuba.
Chelsea: Arrizabalaga, Rudiger, Christensen, Azpilicueta, James, Niguez, Loftus-Cheek, Hudson-Odoi, Ziyech, Mount, Lukaku. /Telegrafi/