Site icon Telegrafi

Chelsea me disa mungesa ndaj Valencias, formacionet e mundshme

Chelsea do të jetë nikoqir i Valencias për përballjen e tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të zhvillohet në ‘Stamford Bridge’ derisa The Blues cilësohen si favorit.

Skuadra londineze në këtë takim do të jetë pa lojtarët si, Emerson Pamieri, Ruben Loftus-Cheek, Antonio Rudiger, që janë të lënduar, ndërsa në dilemë mbetet paraqitja e lojtarëve si, Callum Hudson-Odoi, Recce James dhe N’Golo Kante.

Chelsea (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Valencia nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si, Cristiano Piccini dhe Carlos Soler, që janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Arrizabalaga; Zouma, Christensen, Tomori; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Mount, Pulisic; Abraham.

Formacioni i mundshëm i Valencias: Cillessen; Wass, Garay, Paulista, Gaya; Torres, Coquelin, Kondogbia, Parejo, Guedes; Rodrigo. /Telegrafi/

Exit mobile version