Xhiroja e dytë e Ligës Premier do t’i vë përballë Chelsean dhe Leicesterin, që do t’i kërkojnë tri pikët e para për sezonin e ri 2019/20.
The Blues edicionin e ri në ligën e angleze e filluan me humbje 4-0 ndaj Manchester United, ndërsa ‘Dhelprat’ barazuan pa gola me Wolverhampton Wanderers.
Përballja në mes të dyja klubeve angleze do të fillojë në ora 17:30, e që do të zhvillohet në ‘Stamford Bridge’, për më shumë do të jetë një rikthim emocional për Frank Lampardin, por tani si trajner i londinezëve.
Në këtë takim, Chelsea nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si, Reece James, Ruben Loftus-Cheeek dhe Callum Hudson-Odoi, që janë të lënduar.
Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, Christensen, Zouma, Emerson, Mount, Jorginho, Kante, Pedro, Giroud, Pedro.
Here's how the Blues line up against Leicester today, our first home game of the season! 💪 #CHELEI pic.twitter.com/QOFh6DZfjA
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 18, 2019
Formacioni startues i Leicesterit: Schmeichel, Ricardo, Evans, Soyuncu, Fuchs, Choudhury, Ndidi, Tielemans, Maddison, Perez, Vardy. /Telegrafi/
Here's how Leicester City will line up for #CheLei! 🦊
— Leicester City (@LCFC) August 18, 2019