Site icon Telegrafi

Chelsea dhe Newcastle kërkojnë fitoret e radhës, formacionet zyrtare

Chelsea është nikoqir i Newcastle United në kuadër të xhiros së 29-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe synojnë të vazhdojnë me të tillë edhe pas ndeshjes së sotme.

Forma e dy ekipeve në pesë ndeshjet e fundit është e njëjtë ku kanë marrë nga 13 pikë, apo katër fitore e një barazim.

Londinezët synojnë ta blindojnë pozitën e tretë në tabelë, në anën tjetër Newcastle pas ikjes nga zona e rrezikshme kërkon pikët që të vazhdojë më e qetë kampionatin.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Mendy. Chalobah, Christensen, Sarr, Rudiger, Kante, Jorginho, Mount, Ziyech, Havertz, Werner.

Newcastle United: Dubravka, Manquillo, Schar, Lascelles, Burn, Targett, Guimaraes, Longstaff, Almiron, Murphy, Wood.

/Telegrafi/

Exit mobile version