Pesë klube të Ligës Premier, ndër to edhe Chelsea përballen me një ndalesë të transferimeve pas investigimeve që FIFA po i bën për thyerjen e rregullave me lojtarë të huaj të moshës nën 18 vjeç.
Chelsea është njëri nga klubet që po hetohet nga FIFA për thyerjen e rregullave për transferimin e të miturve.
Sipas mediumit anglez Telegraph, Blutë rrezikojnë një ndalesë transferimesh prej dy viteve apo katër afateve kalimtare nëse dënohet nga FIFA.
Këto publikime kanë ardhur nga organizata e mirënjohur për shfaqjen e dokumenteve të rëndësishme Football Leaks.
Përveç Chelseat, dënimit nga FIFA rrezikojnë ta marrin edhe katër klube tjera të Ligës Premier, por që nuk i janë zbuluar emrat.
“Një hetim i madh me shumë klube të përfshira është duke ndodhur”.
“Shumë klube të mëdha evropiane dhe nga Liga Premier janë aty”, ka thënë një burim për Telegraph Sport.
Transferimi i Bertrand Traore është njëri nga më të dyshimtit tek Chelsea, pasi sulmuesi u nënshkrua zyrtarisht pasi i ka bërë 18 vjet, ndërsa në një fotografi shihet duke luajturi si 16-vjeçar ndaj Arsenalit.
Edhe klubet spanjolle si Real Madridit e Atletico Madridi dhe italianët e Juventusit gjithashtu rrezikojnë dënimin për transferime të dyshimta me të mitur. /Telegrafi/