Chelsea dhe Fulham kanë barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 22-të të Ligës Premier.
Blutë e nisën ndeshjen me një rast të mirë të Kai Havertz, por goditja e tij shkoi jashtë.
Fulham pas tyre rrezikoi me Andreas Pereiran, por goditja e tij u prit nga Kepa Arrizabalaga.
Në fundin e pjesës së parë sërish Havertz kishte rast të mirë, por sërish gjuajti jashtë.
Nothing to split us so far. ⏱#CheFul pic.twitter.com/tOrAxUukHA
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 3, 2023
Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve.
David Datro Fofana kishte rast në minutën e 80-të, por topi u largua nga vija e portës nga mbrojtja.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Chelsea mbeti në pozitën e nëntë me 32 pikë, ndërsa Fulham është i gjashti me 32 pikë. /Telegrafi/