Telegrafi

Chelsea dhe Everton ndahen në barazim në ndeshjen që u shënuan katër gola

Chelsea dhe Everton kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 27-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave ishte e dobët dhe pa raste të mira shënimi.

Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea arritur të shënojë me Joao Felix për 1-0.

Por në minutën e 69-të, Abdoulaye Doucoure i Everton shënoi me kokë për 1-1.

Chelsea fitoi penallti në minutën e 76-të, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Kai Havertz për 2-1.

Kur pritej të mbyllej koha e rregullt, në skenë doli Ellis Simms i Everton që shënoi për 2-2.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Chelsea pas barazimit mban në vendin e dhjetë me 38 pikë. Evertoni ngjitet në vendin e 15-të me 26 pikë. /Telegrafi/